“Ishte bashkudhëtar në një pjesë të rrugës”, Rama flet për Ilir Metën: Ja nga se vuante...

11 September 2026, 18:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ishte bashkudhëtar në një pjesë të
Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet e tij me njerëz të ndryshëm gjatë viteve të tij të gjata në politikë, duke veçuar edhe një prej ish-bashkëudhëtarëve të tij, Ilir Metën.

Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga në podkastin “Flasim”, Rama tha se besimi tek njerëzit është një prej dobësive të tij, duke deklaruar se nuk është një person që priret të kontrollojë të tjerët.

Kryeministri tha se ka njohur edhe njerëz që kanë qenë shumë dyshues. “Kam pasur në mënyrë të veçantë një, bashkudhëtar për një kohë të caktuar rruge, ishte njeri dhe është, por tashmë jo bashkudhëtar”, deklaroi Rama.

Kur gazetarja Rudina Xhunga e pyeti nëse bëhej fjalë për Ilir Metën, Rama nuk e mohoi, por zgjodhi të mos e përmendte emrin.

“Nuk ka rëndësi emri, vuante thellë nga dyshimi”, tha Rama, duke shtuar se sipas tij, të jetosh duke dyshuar tek të tjerët ka një kosto të madhe.

Por kryeministri pranoi se në pozicione me përgjegjësi, besimi i tepërt mund të kthehet në problem. “Nganjëherë them që duhet, sidomos në pozicione që ke përgjegjësi, besimi i tepërt kthehet në një kosto që mund ta paguajnë edhe të tjerët”, u shpreh Rama.

Edi Rama: Për fat të mirë nga disa drejtime dhe për fat të keq unë e kam dobësinë time, unë nuk jam një njeri që nxitem ta kontrolloj. Kam punuar me tre drejtore të shërbimit sekret shqiptar.

Unë besoj shumë tek njerëzit, jam rritur me frymën që ma ka injektuar fillimisht gjyshja ime. Ishte njeriu që kisha shumë afër që i vogël, ajo ishte një katolike, praktikante dhe në atë kohë kur feja ishte e ndaluar.

Unë te besimi e kam shumë të theksuar, te kontrolli e kam përgjithësisht dobësi. Kam njohur njerëz shumë dyshues kam pasur në mënyrë të veçantë një, bashkudhëtar për një kohë të caktuar rruge, ishte njeri dhe është, por tashmë jo bashkudhëtarë.

Rudina Xhunga: Ilir Meta?

Edi Rama: Nuk ka rëndësi emri, vuante thellë nga dyshimi. Gjithmonë kam besuar se të dyshosh tek të tjerët dhe të jetosh me dyshime ka një kosto të madhe. Por nganjëherë them që duhet, sidomos në pozicione që ke përgjegjësi besimi i tepërt kthehet në një kosto që mund ta paguajnë edhe të tjerët.


Video