Ish-përgjegjësi i IKMT-së Sarandë, Julian Preni dhe ish-zyrtari i Urbanistikës në këtë qytet Arjel Balani janë liruar nga qelia.
Ata ishin të arrestuar prej tetorit të vitit të shkuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm.
Në qershor të këtij viti, ata u dënuan me 1 vit e katër muaj burg.
Në seancën e të dielës, në bazë të përllogaritjeve Gjykata e Posaçme evidentoi se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit.
Për këtë arsye togat e zeza vendosën lirimin e menjëhershëm të tyre. Preni u akuzua se i ka marrë një qytetari 3 mijë euro për të evituar prishjen e objektit që kishte ndërtuar pa leje.
Ndërkohë, Balani se ka ushtruar ndikim të paligjshëm duke i marrë të njëjtit qytetar një shumë prej 6 mijë eurosh në mënyrë që t’i rregullonte një leje për shfrytëzimin e plazhit në Sarandë.