A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ish-deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Në dalje, Tahiri ka deklaruar se dha sqarime në lidhje me një hetim pasuror të një zyrtari të drejtësisë së re.
"Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që ka të bëjë me mua, por me hetimin pasuror të dikujt nga drejtësia e re. Kam hedhur një firmë te një nga firmat e mia ku ka blerë diçka. Bëhet fjalë për periudhën para 2005-ës", tha ai.
I pyetur nëse zyrtari i drejtësisë së re është prokuror, apo gjyqtar, Dashamir Tahiri nuk pranoi të japë shpjegime.