Incident në Elbasan, Flamur Noka konfliktohet fizikisht me komisionerët

14 May 2023, 19:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Incident në Elbasan, Flamur Noka konfliktohet fizikisht me
Flamur Noka konfliktohet fizikisht me komisionerët

Deputeti Flamur Noka ka shkaktuar një incident në Shirgjan të Elbasanit.

Sipas procesverbalit të firmosur nga komisioni i votimit, Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46 duke shkaktuar presion dhe debat me tone të larta, të bërtitura dhe intimiduar anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit.

Gjatë debatit, Noka është konfliktuar edhe fizikisht çka ka detyruar ardhjen e policisë.

“Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qendrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë Prokurori.

Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet”, njoftoi policia.


Video