Mbrojtja e të pandehurve për incenartorin e Fierit ka përfunduar.
GJKKO do të vendos për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të tjerët më 25 shtator, në orën 10:00.
SPAK ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, i njëjti dënim i kërkuar ndaj tij edhe në procesin për inceneratorin e Elbasanit. Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite.
Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj.
Pak ditë më parë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, kërkoi pafajësi dhe drejtësi të pandikuar në Gjykatën e Posaçme për akuzat kundër tij për inceneratorin e Fierit. Koka i konsideroi akuzat absurde dhe të bazuara në mendime personale të ish-drejtuesve të LSI.
Më herët ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, i cili është marrë i pandehur nga drejtësia në dosjen e inceneratorit të Fierit ka hedhur akuza në drejtim të SPAK. Ai e konsideroi një goditje të orkestruar dhe me agjendë mosndryshimin e akuzave ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën më dhjetor 2022.