IKMT zhvendoset në jug, shemben objekte pa leje në Qeparo, Llogara dhe Himarë

29 May 2026, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

IKMT zhvendoset në jug, shemben objekte pa leje në Qeparo, Llogara dhe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka zhvilluar një aksion për shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare, kryesisht me në fokus bregun e jugut.

Në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, u shemb një objekt pa leje me sipërfaqe 53 m², 1 kat, me muraturë dhe i mbuluar me soletë, i skualifikuar nga ASHK.

Në zonën pranë plazhit të Filikurit, pjesë e Bashkisë Himarë, u shemb një objekt me mur guri dhe betoni, me gjatësi 290 metra dhe lartësi 2 metra.

Gjithashtu, në Qeparo, u shemb një objekt 2-katësh me konstruksion betonarme dhe metalik. Objekti, i ndërtuar në mungesë të lejes së ndërtimit, kishte sipërfaqe totale 264 m².


Video