IKMT rikthehet sërisht në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje!

4 October 2025, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
IKMT rikthehet sërisht në Theth, në listë për t’u
IKMT

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer mëngjesin e sotëm në fshatin turistik të Thethit, ku po vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, i ndërprerë gjatë verës.

Godina e parë që po shembet është një objekt trekatësh, e cila është ndërtuar kohët e fundit, për shkak të lartësisë dhe strukturës është vendosur të rrëzohet me eksploziv.

Pamundësia për ta shembur me fadroma ka detyruar ekspertët të përdorin tritol.

Në total, në listën e prishjeve të parashikuara nga IMT ndodhen 8 ndërtime, mes tyre godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri, të gjitha të ndërtuara pa lejet përkatëse.


Video