I riu i vë flakën komisariatit të Elbasanit, rrezikohen dy policë (EMRI)

17 December 2022, 19:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
I riu i vë flakën komisariatit të Elbasanit, rrezikohen dy
Zjarri

Një i ri i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit të Elbasanit. Më konkretisht i është vënë flaka dritares së ankesave të qytetarëve shërben dhe si zyrë informacioni, si dhe murit të jashtëm.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Aurel Latifi, i cili është shoqëruar në komisariat. Nuk dihet nëse i riu ka patur për qëllim të djegë ndonjë dokument të tijin apo të dikujt tjetër.

Mësohet se të pranishëm në zyrën e ankesave kanë qenë edhe dy punonjës policie, të cilët janë rrezikuar.

 

 


Video