I përfshirë në vrasjen e efektivit në Lazarat, kush është i riu 26-vjeçar që u arrestua pas ekzekutimit të Elis Rroshkodolit!

6 September 2024, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I përfshirë në vrasjen e efektivit në Lazarat, kush
FOTO: Xhuliano Malo 

Xhuliano Malo është 26-vjeçari i cili ra në prangat e Policisë së Shkodrës këtë të premte pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Elis Rroshkodolit.

26-vjeçari akuzohet nga blutë se është një nga tre personat të cilët ndihmuan autorin që të ekzekutojë Rroshkodilin.

Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Shkodrës, më 30 gusht 2024, por i riu nuk rezulton të jetë një emër i panjohur për drejtësinë. 

I përfshirë në vrasjen e efektivit në Lazarat, kush
Foto: Xhuliano Malo

Xhuliano Malo, i lindur në Lazarat në vitin 2017 ra në prangat e Policisë pas vrasjes së efektivit të RENE-as, Ibrahim Bashës.

Ai u arrestua teksa ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz”.

Në bagazhin e makinës iu gjendën 2 pushkë, një kallashnikov, një granatë, një kasetë  plot me fishekë, një këmbëz mitralozi, 3 celularë dhe 3 qese me kokainë.

Malo i dha dëshmi të rëndësishme policisë për sulmin ndaj RENEA-s, duke treguar se autorët e vrasjes së Ibrahim Bashës janë vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko së bashku me një person tjetër.


Video