I moshuari jetonte me nusen e djalit / Detaje nga plagosja e dy vëllezërve në Ballsh, pse dyshohet se nuk e treguan ngjarjen: Njëri u kap duke...

12 October 2024, 22:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I moshuari jetonte me nusen e djalit / Detaje nga plagosja e dy
Foto ilustruese

Detaje të reja mësohen nga plagosja me thikë e dy vëllezërve në Ballsh, ku 76-vjeçari Agur Beqiraj plagosi me thikë dy vëllezërit Elis dhe Juli Pashaj.

Këta të fundit u paraqitën në spital për mjekim me plagë thike në pjesën e kokës dhe të këmbëve. Pasi personeli i spitalit njoftoi policinë, dy vëllezërit pretenduan se ishin plagosur pas një sherri me njëri-tjetrin.

Megjithatë, policia pati dyshime, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Fieri thelloi hetimet mbi ngjarjen.

Ajo që rezultoi ishte se dy vëllezërit Pashaj, nuk e kishin denoncuar plagosjen e tyre nga 76-vjeçari, pasi njëri prej tyre u kap nga i moshuari brenda shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit. Vëllai tjetër dëgjoi zhurmën dhe shkoi më pas, duke mbetur dhe ai i palgosur.

76-vjeçari jetonte me bashkëshorten e tij dhe me nusen e djalit së bashku me dy fëmijët e saj, pasi djalin e ka emigrant në Greqi.

Edhe pse fqinjët kanë pohuar paraprakisht se i kanë ngacmuar nusen e djalit, nuk përjashtojnë dhe një tentativë për vjedhje.

Dy vëllezërit jetojnë një kat më poshtë shtëpisë së të moshuarit.

Policia tashmë ka vënë në pranga si vëllezërit Pashaj, edhe 76-vjeçarin.


Video