Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Tre muaj pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe i ka kaluar dosjen SPAK pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në atentatin e 11 nëntorit 2025, mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili humbi jetën në spital 4 ditë më pas.
Pasi Prokuroria e Tiranës kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar ngjarjen kriminale është Struktura e Posaçme.