Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 56-vjeçar nga Elbasani i cili përdorte tri identitete të ndryshme, është vënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni në Itali.
Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim. Ai njihet me emrat Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, banues në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.