I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së MSH, lirohet Vladimir Topi

6 June 2023, 13:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së MSH, lirohet Vladimir
Foto montazh (Joana Duro)

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Vladimir Topin, administratorin e kompanisë “Dricons”, që i dha ryshfet Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistes Laura Shteto.

Sipas gjykatës, Vladimir Topi u la në arrest shtëpie pasi ligji nuk lejon masë më të rëndë sigurie për një 73-vjeçar.

Ndërsa për inxhinierin e kompanisë, Silvi Shehu, i cili mori shumën e parave për t’ia dhënë dy zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë, u vendos arrest në burg.

Një ditë më parë, Joana Duro dhe Laura Shteto u lanë në arrest në burg nga GJKKO për korrupsion.


Video