I dënuar për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani!

7 October 2025, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I dënuar për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani!

Policia kufitare në Rinas ka arrestuar një shtetas të dënuar në Brazil, për vrasje.

Në pranga u vu shtetasi shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Brasilia, me qëllim ekstradimin e 51-vjeçarit, në Brazil.


Video