Xhaxhai i mbeti i plagosur gjatë seancës ku u vra gjyqtari, Astrit Kalaja/ Flet nipi: “Supën e gatoi” ish-kryebashkiaku, ai është fajtor!

7 October 2025, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhaxhai i mbeti i plagosur gjatë seancës ku u vra gjyqtari, Astrit
Ish-kryebashkiaku, Lorenc Luka/ Shkëlqim Kurtaj

Pas sulmit që ndodhi dje në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe të plagosur babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj, ka folur për mediat nipi i të plagosurit, Shkëlqim Kurtaj.

Ai është shprehur se xhaxhai i tij Ragip Kurtaj po këkronte të drejtën e tij teksa ja vendos fajin më të madh për ngjarjen Lorenc Lukës, ish kryebashkiak i Shkodrës.

Shkëlqim Kurtaj ka bërë një deklaratë të fortë ku thotë se: “Gjon Shkambi ka patur dokumenta false”.

Ai tregon se Gjon Shkambi dhe nipi Elvis Shkambi janë zhytur në borxhe për të paguar gjyqet lidhur me këtë pronë dhe se janë detyruar të vijnë deri në këtë pikë për shkak se shteti prej vitesh nuk i ka dhënë zgjidhje.

Nipi i të plagosurit po ashtu ka thënë se ata ja lenë gjykimin në dorë drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Lorenc Luka, po e deklaron si e ka bërë komplet supën që është gatuar dhe ikuai rahmetliu (gjyqtari). 

Këto nuk kanë bërë asnjë asgjë se xhaxhai im nuk ka marrë gjë me zor dhe as nuk ka pasur ndonjëherë probleme me njeri.

Ka qenë punonjës i policisë së shtetit.

As paguar lek dhe as nuk ka korruptuar askënd në jetë. Këto kanë kërkuar të drejtën e vet, i lanë në dorë drejtësisë dhe çfarë u çuan dhe bërë këta djem dje.

Nuk i marr vesh se çfarë është bërë.. Kanë 30 vite dhe nuk e kanë ndarë shapin prej sheqerit. Tani janë çuar për ta ndarë me pushkë me pushkë të vazhdojnë.

Vranë gjyqtarin në mes të sallës së gjyqit. Nuk e di se kush ka gisht në këtë punë. Mund të ketë dhe roja. Vetëm në filma i kemi parë këto skena.

Ndoshta kanë paguar dhe rojën.

Kanë bërë të gjitha intrigat. Këta janë detyruar për të ardhur deri në këtë pikë. Ai që ka bërë vrasjen dje, janë të zhytur në lek me fajde duke paguar gjyqësorin. Janë detyruar se shteti nuk i ka dhënë shteti.

Të gjitha i kanë pasur false dokumentet. Pse i ka çuar drejtësia deri në këtë pikë?

Prona do të jetë e xhaxhait dhe ngjarjen ta vazhdojë drejtësia.

Është në dorë të shtetit.


Video