Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut mbërrin në Vlorë me helikopter

7 October 2025, 14:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut mbërrin në Vlorë me
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut mbërrin në Vlorë me helikopter

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe nga ekipi i tij i sigurisë.

Delegacioni është ndalur fillimisht në vilën qeveritare, ndërkohë që mësohet se më vonë Adams do të vizitojë edhe zonën e Orikumit.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të vizitës së tij në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të New York-ut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit.

 


Video