I dënuar në Gjermani për mashtrim të rëndë, kapet në Morinë 25 vjeçari nga Kosova

16 January 2023, 08:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I dënuar në Gjermani për mashtrim të rëndë, kapet

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Morinë pas informacioneve të dhëna nga Interpol Tirana.

I riu i identifikuar si J.D, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë ku gjykata e Bambergut e kishte dënuar me burg për veprën penale “Mashtrim i rëndë”.

25 vjeçari banues në Fushë Kosovë është arrestuar nga efektivët e policisë kufitare sipas një kontrolli me përzgjedhje. I riu ishte dënuar nga gjykata gjermane me vendimin e publikuar në 14 qershor të vitit të kaluar.

Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve gjermane, është bërë i mundur arrestimi i tij dhe pritet ekstradimi drejt Gjermanisë ku do të vuajë dënimin për veprën penale të kryer.


Video