I akuzuar për shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja ndaj ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

15 November 2024, 11:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I akuzuar për shpërdorim detyre, kalon për gjykim
Jorgo Goro

Dosja ndaj ish kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro ka kaluar për gjykim këtë të premte, pas kërkesës së bërë dy muaj më parë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Jorgo Goro kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa gjykata do të shprehet në seancën e radhës për kërkesën e tij.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Jorgo Goron për “shpërdorim detyre” kryer ne dy raste, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë Himarë.

Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri, i cili la qelinë pak muaj më parë.

Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish kreu i Kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe ish juristi Vezir Gjikoka që ka masën “arrest në shtëpi”.


Video