Në Gjykatën e Posaçme u mbajt këtë të shtunë seanca në Apel për dhënien e masës së sigurisë për 15 të ndaluarit e pak javëve më parë për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Në seancën e sotme u vendos që për pjesën më të madhe të të arrestuarve të lihet në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”.
Me arrest me burg është dënuar edhe Pëllumb Abeshi, ndaj të cilit u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Prof. Dr. Pëllumb Abeshi ka qenë Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit si ish-kryetar i Komisionit të Prokurimit të incineratorit të Elbasanit.
Ai konsiderohet si një prej ekspertëve më të mirë në vend lidhur me politikat inovative të gjelbërta.
Një teknik i nivelit të lartë, Abeshi ka 25 vite punë kërkimore akademike dhe është autor i shumë publikimeve shkencore në revista prestigjoze ndërkombëtare.
Prof. Dr. Abeshi gjatë karrierës së tij ka qënë pjesë edhe e botës akademike në vitet 2002-2012, 2002-2009 ka qënë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Nga viti 2009 ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Mjedisore dhe Jetësimit të Prioriteteve etj.
Njoftimi i SPAK
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 27.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim A.Th., B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., P.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
1.Ndryshimin e vendimit nr. 134 datë 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023
të Gjykates se Posasme te shkalles se Pare per korrupsionin de krimin e organizuar duke:
-Caktuar masën se sigurimi personal shtrengues 'arrest ne burg' sipas neni 238
te Kodit te Procedures Penale, ndaj te hetuarit z.P.A., i biri z. H. dhe znj.F., lindur me {…}, ne {…} dhe banues ne {…}.
2. Miratimin e vendimit nr. 134 date 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023 te Gjykates se Posame te Shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per te hetuarit z. L.K., z.T.T, z. N.S., z. B.K., znj.S.T., znj.A.Th., znj.S.K.