Goditi me sëpatë në kokë bashkëfshatarin, flet autori: Isha i dehur, nuk mbaj mend gjë

12 January 2023, 14:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditi me sëpatë në kokë bashkëfshatarin, flet autori:
Foto ilustruese

Është zbardhur dëshmia e 62-vjeçarit, Vasil Babinis, i cili qëlloi me sëpatë në kokë, bashkëfshatarin e tij Vasil Begolli, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Menkulas.

Burime bëjnë me dije se autori ka dëshmuar para efektivë, duke thënë "Isha i dehur, nuk mbaj mend", duke mos treguar asgjë nga ajo që ndodhi.

Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjeçarit. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korçës, të cilët vunë në pranga autorin.


Video