Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

31-vjeçari Gerti Shehu ka thënë vetëm një fjali për policinë pasi goditi me grusht Sali Berishën në protestën e sotme.
Ai tha vetëm se “jam nga Tepelena rri në Tiranë”.
Pasi goditi Berishën ai u neutralizua nga truprojat e kryedemokratit.
Shehu u dërgua në selinë e PD-së, ku shkoi edhe policia dhe ambulanca, të cilat morën autorin për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pas kësaj për ta dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.1.