Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, Gjykata e Fierit sekuestron 1 MILION euro pasuri të Nikolin Gjolenës

27 November 2024, 10:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, Gjykata e Fierit

Drejtoria e Policisë Fier ka finalizuar operacionin policor të koduar “Pronat”, i cili ka çuar në sekuestrimin e 19 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës. Pasuritë janë të lidhura me shtetasin Nikolin Gjolena, një pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ky shtetas, i cili është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (GjKKO) me 12 vjet burgim për trafikun e lëndëve narkotike, kishte tjetërsuar këto pasuri me vlerë totale rreth 2.5 milionë euro në favor të të afërmve të tij.

Operacioni, i zhvilluar në koordinim me Prokurorinë e Fierit dhe pas një hetimi të thelluar, ka çuar në sekuestrimin e pasurive të mëposhtme: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare dhe 2 garazhe në Tiranë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier po vijon hetimet për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e Gjolenës dhe individëve të lidhur me të.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, N.Gj, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

1.  Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;

2.         Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;

3.         Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;

4.         Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;

5.         Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;

6.         Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;

7.         Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;

8.         Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;

9.         Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;

10.       Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;

11.       Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;

12.       Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;

13.       Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;

14.       Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;

15.       Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
16.       Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;

17.       Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;

18.       Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.

19.       Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.

21.       Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.


Video