Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë të biznesmenit Ervis Lame nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ervis Lame u arrestua bashkë me ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe biznesmenin Valter Begaj.
Lame dhe Begaj akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e 13 marsit, nga SPAK pas urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO.