Tre gangsterë shqiptarë, që pozuan me një sasi kanabisi prej 1 milion sterlinash të rritur në një papafingo industriale në një qytet në veriperëndim të Anglisë, më në fund janë burgosur.
Indrid Hysembelli, 26 vjeç, Xhoi Kasaj, 30 vjeç dhe Romeo Toska, 26 vjeç, u gjetën të fshehur në një papafingo në një njësi industriale gjatë një bastisjeje policore në qershor të vitit të kaluar.
Oficerët gjetën 889 bimë kanabisi me vlerë rreth 986,800 sterlina në adresën ‘Bilsley Street’ në Oldham dhe më vonë gjetën foto të presonave që pozonin pranë grumbujve të substancës së paligjshme.
Kriminelët shqiptarë morën një total të kombinuar prej tetë vjetësh e gjashtë muajsh burgim pasi u dënuan për prodhimin e drogës së Klasit B në Gjykatën e Kurorës së Minshull Street.
Hysembelli u burgos me tre vjet e shtatë muaj, Toska me dy vjet e tetë muaj dhe Kasaj u burgos me dy vjet e tre muaj.