Futet në kolaps qarkullimi rrugor në Tiranë, trafik në çdo aks

20 December 2024, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Futet në kolaps qarkullimi rrugor në Tiranë, trafik në
Trafik në Tiranë

Trafiku i rënduar gjatë gjithë ditës së sotme është kthyer në makth për mijëra shoferë në Tiranë.

Thuajse të gjitha rrugët e kryeqytetit kanë patur një mbingarkesë të madhe, duke çuar në disa raste në bllokimin e tyre për kohë të gjata.

Situata ka qenë më e rënduar gjatë orëve të mëngjesit, midis orës 13:00 dhe 15:00 të drekës dhe këtë mbrëmje.

Njëri krah i rrugës së Elbasanit, nga rrethrrotullimi i Saukut e deri te “Xhuxhat”, thuajse është bllokuar tërësisht.

Kryqëzimi i spitalit Nënë Tereza gjatë gjithë ditës së sotme ka qenë tepër i rënduar dhe vijon të jetë gati i bllokuar, duke shkaktuar probleme edhe për rrugën e Xhamllikut dhe të “Dibrës” drejt Kinostudios.

Futet në kolaps qarkullimi rrugor në Tiranë, trafik në
Trafiku në Tiranë në kohë reale sipas Google

Të rënduara nga trafiku janë edhe disa akse të Unazës së Vogël, përgjatë bulevardit Bajram Curri deri te “Piramida”. Rruga e Kavajës është thuajse e paralizuar, sipas të dhënave satelitore “live” nga Google dhe aplikacione të tjera.

Trafik i rëduar ëshët edhe në Unazën e Madhe, në dy skajet e saj, në zonën e Selitës dhe Paskuqanit.

Hyrja e Tiranës nga autostrada e Durrësit, nuk bën përjashtim as sot. Prezenca e policëve rrugorë ka qenë e shtuar në disa prej kryqëzimeve më problematike, gjatë gjithë ditës së sotme, por mesa duket, pa i ndihmuar dot situatës.

Moti i keq dhe lëvizjet e shtuara me rastin e festave të fundvitit duket se kanë ndikuar në rëndimin e trafikut, përveç problemeve ekzistuese si rrugë të ngushta, të amortizuara, mungesë e parkingjeve e të tjera.

Futet në kolaps qarkullimi rrugor në Tiranë, trafik në
Trafiku në Tiranë në kohë reale


Video