Fotoja me gishtin e mesit u kritikua nga të gjithë, Belo ndryshon posterin e fushatës

26 April 2023, 12:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotoja me gishtin e mesit u kritikua nga të gjithë, Belo ndryshon
Posterat e Belos

Teksa posterat që vendosi në kryeqytet, ku shfaqej me gishtin e mesit, shkaktuan reagime të mëdha në publik, mes tyre xhamitë e Tiranës dhe të kishës, këtë herë kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi ka ndryshuar fotografi.

Këtë herë Këlliçi ka zgjedhur një tjetër poster, ku sërish vëmendjen e marrin duart e tij, si strehë.

“Duart e Belos do të ulin koston e jetesës në Tiranë. Nuk të duhet fytyra e tij, por vullneti që ka”, shkruhet në mesazhin e posterit të Këlliçit.

Belind Këlliçi u shpreh se nëse zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës do të luftojë korrupsionin dhe të ardhurat të cilat do të mblidhen do i investojë për shërbimet publike për qytetarët dhe në një nga banerat e kësaj fushate Këlliçi ka vendosur që t’i tregojë gishtin e mesit korrupsionit. 

“Kam një mesazh për këdo që abuzon me taksat e qytetarëve të Tiranës”, shkroi Këlliçi.

Por ky poster prodhoi reagime pro dhe kundër strategjisë që ka zgjedhur.

Të parat kanë reaguar Xhamitë e Tiranës dhe më pas Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes, e cila i bëri kërkesë zyrtare në KQZ dhe Ilirjan Celibashi urdhëroi heqjen e banderolave me gjuhë fyese.

Ndërkohë, analisti dhe Zëdhënësi i Rithemelimit Alfred Lela, tha se posti i Belind Këlliçit me gishtat drejtuar korrupsionit është simbolikë politike, guxim politik dhe mënyrë e të thënit.

Fotoja me gishtin e mesit u kritikua nga të gjithë, Belo ndryshon


Video