FOTO/ Prihen gjatë natës shtyllat e energjisë elektrike në Polis të Librazhdit!

16 June 2023, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Prihen gjatë natës shtyllat e energjisë elektrike në

Shtyllat e energjisë elektrike në Polis të Librazhdit janë shkatërruar ende pa u vënë në funksion, ndërsa autorët nuk janë identifikuar.

Bëhet me dije se shtyllat e drurit të cilat po vendoseshin nga OSHEE-ja janë prerë gjatë natës, duke sjellë dëm të konsiderueshëm jo vetëm për OSHEE-në, por edhe për banorët. 

FOTO/ Prihen gjatë natës shtyllat e energjisë elektrike në

Ata prej kohësh po e prisnin këtë investim i cili do të zëvendësonte linjën e mëparshme, e cila ka qenë e degraduar. Policia është vënë në kërkim të autorëve.


Video