'Duam lekët tona'/ Fasoneria turke “Ozgun Kan Albania" në Fier, lë 70 gra pa punë nuk jep rrogat!

16 June 2023, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Duam lekët tona'/ Fasoneria turke “Ozgun Kan Albania"
70 gra, punonjëse të një fasonerie në Fier, “Ozgun Kan Albania”

70 gra, punonjëse të një fasonerie në Fier, “Ozgun Kan Albania” kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne për largimin e tyre nga puna.

Ato kanë pohuar se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar, ndërkohë që i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që nuk ka ndodhur.

'Duam lekët tona'/ Fasoneria turke “Ozgun Kan Albania"

Përballë kësaj situatë dëshpëruese punonjëset njëzëri kanë apeluar për zgjidhje të shpejtë të kësaj situate.

“Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme për të kontaktuar administratorët e fasonerisë, asnjë kontakt nuk kemi pasur me ta“- kanë thënë punonjëset ndërsa theksojnë se zgjidhje nuk kanë gjetur as në zyrën e punës.

“Shqetësimin tonë na kanë thënë ta zgjidhim në gjykatë”- janë shprehur plot indinjatë punonjëset e pushuara nga puna por nuk kemi mundësitë financiare pasi prej muajsh të papaguara jetojmë në kushte mbijetese. Ato kanë kërkuar nëpërmjet mediave ndihmën e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.


Video