FOTO në Dubai/ Kush është vëllai i deputetit SOCIALIST që ra në pranga, ktheu stanin në fermë kanabisi!

11 April 2024, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO në Dubai/ Kush është vëllai i deputetit SOCIALIST
Eduart Ndreca

Detaje nga arrestimi i vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca, Armando Ndreca ka rënë në pranga në Lezhë për kultivimin narkotikësh.

Vëllai i deputetit kishte përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në fotot e publikuara duket se deputetit bënte një jetë luksoze, siç shikohet në foton e mëposhtme Armando Ndreca në Dubai.

FOTO në Dubai/ Kush është vëllai i deputetit SOCIALIST

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

FOTO në Dubai/ Kush është vëllai i deputetit SOCIALIST

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



Video