FOTO-LAJM/ Shkëputet teli i energjisë elektrike, çan gomat e betonieres në Tiranë!

14 June 2023, 11:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO-LAJM/ Shkëputet teli i energjisë elektrike, çan gomat e

Një incident ka ndodhur paraditen e sotme gjatë punimeve në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk.

Policia bën me dije se nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.

FOTO-LAJM/ Shkëputet teli i energjisë elektrike, çan gomat e

Tashmë ka nisur puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 14.06.2023, rreth orës 11:00, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video