Sarandë, gjendet një velierë e braktisur në det të hapur

14 June 2023, 07:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sarandë, gjendet një velierë e braktisur në det të
Veliera e braktisur

Një velerierë e braktisur, 55 mije përballë Siçilisë është zbuluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga një peshkarexhë.

Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord ndërsa pas gjetjes, u dërgua në portin e peshkimit të Sarandës.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 09:00, kanë mbërritur në portin e Limjonit, Sarandë, anija e peshkimit “Rozafa 23” dhe një mjet lundrues tip veliere.

Mjeti lundrues tip veliere, me mbishkrimim “Bavaria 50”, është gjetur më datë 10.06.2023, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, Itali, nga anija e peshkimit Rozafa, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Nga kapiteni i anijes së peshkimit në momentin e konstatimit nga ana e tyre, është njoftuar Kapiteneria e Siçilisë dhe Delta Force e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme si dhe kanë kryer verifikimet e tjera përkatëse dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, ja kanë dhënë velieren kapitenit të anijes Rozafa.

Aktualisht mjeti lundrues tip veliere është sekuestruar dhe qëndron e bllokuar në port, pasi do të verifikohet nga Kapiteneria Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë.


Video