Forumi Musliman i Shqipërisë, protestë para zyrave të KMSH kundër "ndikimit gulenist" (VIDEO)

11 August 2023, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Forumi Musliman i Shqipërisë, protestë para zyrave të KMSH
Pamje nga protesta

Forumi Musliman i Shqipërisë ka zhvilluar sot një tubim paqësor të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Sipas tyre, protesta është për sensibilizimin e besimtarëve muslimanë dhe opinionit publik për "manipulimin që po iu bëhet zgjedhjeve për organet përfaqësuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë".

Në këtë tubim, Forumi Musliman ka kërkuar "largimin e menjëhershëm të stafit gylenist të instaluar në Kryesinë e KMSH dhe në Këshillin e Përgjithshëm", që sipas këtij Forumi janë "përgjegjës të vetëm të rrënimit të legjitimitetit të përfaqësimit në organet drejtuese të këtij institucioni".

 


Video