Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë!

1 August 2026, 12:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në

Forcat e Posaçme Shqiponja dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë ndërmarrë një nismë në bashkëpunim me Policinë Rrugore e cila synon kontrollin në terren, për goditjen e veprimeve të paligjshme nga qytetarët.

Sipas njoftimit, në fokus janë kontrollet për armëmbajtje pa leje, lëndët narkotike, kontrolli i mjeteve luksoze dhe ato të blinduara, automjetet me xhama të errësuar tej normave të lejuara etj.

Nga kontrollet e kryera në mënyrë të papritur në akset kryesore rrugore, policia ka konstatuar 82 shtetas me precedentë kriminal në fusha të ndryshme, 11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, si dhe gjashtë persona janë shoqëruar në komisariat pasi gjatë kontrolleve janë kapur me lëndë narkotike.

Kontrollet pritet të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë, ku asnjë shkelës i ligjit nuk do të tolerohet, teksa i gjithë qëllimi i kësaj nisme është siguria për qytetarët. 

Njoftimi i policisë:

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.

janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze;

janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;
11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar;

janë shoqëruar 6 shtetas, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli, shkopinj metalikë, si dhe është konstatuar një drejtues automjeti në gjendje të dehur.


Video