Flet vëllai i 51-vjeçarit që u vra nga shqiptari në Itali: S’kishte asnjë lidhje me gruan e tij

8 May 2023, 20:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Flet vëllai i 51-vjeçarit që u vra nga shqiptari në Itali:

Vëllai i Massimo De Santis, italianit i cili u vra nga 43-vjeçari shqiptar Taulant Malaj deklaroi se vëllai i tij nuk kishte asnjë lidhje me Teftën, gruan e 43-vjeçarit.

"Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim, as nuk e takonte zonjën! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë!

Massimo ishte ende në gjumë, sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri e deri te sporteli., tha Gianluca De Santis, vëllai i 51-vjeçarit të vrarë.

Gianluca përjashton çdo lloj lidhjeje mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta. 

"Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, e cila tani ishte 80 vjeç dhe e ve! Marrëdhëniet me atë familje - nënvizon ai - ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, ata përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin". Edhe me Taulantin: “E pa dhe e përshëndeti, asnjëherë sherr, asgjë”, kujton Gianluca.


Video