SPAK ka mundur të zbulojë pas zbërthimit të bisedave në SKY dhe Encro, se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka planifikuar vrasjes e ish efektivit të burgjeve Kleant Musabelliu.
Nga përgjigjet zbulohet se Musabelliu është tentuar të vritet. Është bërë fotografikimi i objektivit dhe i kanë dhënë të gjitha informacionet për hyrje daljet e tij në rrugicat.
Si nisi konflikti mes tyre
Në vitin 2017, efektivi i policisë së burgjeve Kleant Musabelliu është arrestuar për plagosjen e biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Sipas prokurorisë, më 11 shtator të 2017-ës, Musabelliu ka qëlluar disa herë me armë ndaj Pëllumb Gjokës në rrugën “Hoxha Tahsimi” në Tiranë.
Por ky konflikt nisi pasi fëmijët e Musabelliut dhe Gjokës u zunë në shkollë e për këtë konflikt u futën dhe prindërit për ta sqaruar.
Paçka se shkolla i kishte pajtuar fëmijët prindërit kanë shkëmbyer në mbrëmje fyerje mes tyre që degraduan deri në përdorimin e armës ku sipas Musabelliut e bëri për vetëmbrojtje.
Musabelliu dhe Gjoka ishin takuar për t'u sqaruar, por në debat e sipër janë konfliktuar dhe për rrjedhojë punonjësi i SHKB e ka qëlluar atë në këmbë.