Skandali seksual i Safet Gjicit, Alma K. merret sërish në pyetje

28 July 2023, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali seksual i Safet Gjicit, Alma K. merret sërish në pyetje
Foto ilustruese (Safet Gjici ne gjyq dhe Alma K. në SPAK)

Alma Kaçi, e cila u përfshi në një video-skandal ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë së Kukësit, është thirrur sërish sot (28 korrik) në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo po merret në pyetje nga prokurorja e çështjes lidhur me videoskandalin, se kush e ka nxitur dhe si u organizua filmimi momentit seksual.

Alma Kaçi shihet teksa hyn në ambientet e SPAK e shoqëruar nga dy efektivë, e veshur me të zeza dhe kapele në kokë.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme (27 korrik) është marrë në pyetje edhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës.

Skandali seksual i Safet Gjicit, Alma K. merret sërish në pyetje
Alma K. sot në Prokurori

Video