Aksident në Qafë-Thanë/ NAFTA derdhet "lum" në rrugë, shpërthen në flakë një makinë (Video)

27 July 2023, 17:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Qafë-Thanë/ NAFTA derdhet "lum" në

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutave në aksin kombëtar Qafë Thanë-Librazhd.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pengu”, ku një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav, Andrei Buhne, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Për fat të mirë deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por nafta që ndodhej në autobot ka rrjedhur në rrugë duke krijuar probleme në qarkullim.

Video e marrë nga report TV:

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larjen e rrugës dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim.


Video