A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Dy makina janë djegur gjatë natës në Shkodër.
Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ndërsa dy mjetet “Benz” dhe “BMW” janë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Erdi Kraja.
“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.