
Human Papillomavirus (HPV) është një virus i zakonshëm që mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit tuaj.
Ekzistojnë mbi 100 lloje të HPV-së, duke përfshirë llojet që prekin gjymtyrët si duart apo këmbët dhe rreth 30 lloje HPV që prekin organet gjenitale, si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Një pjesë e llojeve të HPV-së janë të padëmshme, ndërsa disa të tjera janë me risk të lartë dhe mund të çojnë në kancer, ku më i zakonshmi është kanceri i qafës së mitrës.
HPV-të që prekin organet gjenitale janë infeksione seksualisht të transmetueshme (IST) që përhapen përmes kontaktit fizik (seksual) të drejtpërdrejtë.
Këto lloje ndahen në dy kategori:
HPV-të me risk të ulët, të cilat rrallë lidhen me kancerin.
HPV-të me risk të lartë, ku përfshihen rreth 14 lloje që mund të shkaktojnë kancer. Testimi për HPV tregon nëse aktualisht jeni ose keni qenë të infektuar me një lloj HPV-je. Përcaktimi i llojit specifik quhet gjenotipizimi i HPV-së.
Intermedica kryhen testimin nepermjet skrinimit të ADN-së së virusit (HPV). Qelizat e një pacienti ekzaminohen në laborator për materialin gjenetik (ADN) të HPV. Nëse zbulohet prania e sëmundjes, mund të kryhet gjenotipizimi i HPV-së për të përcaktuar llojin që e shkakton.
Nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me një lloj HPV-je mos hezitoni të kontaktoni në numrin tonë të telefonit 042 200 600, ose të paraqiteni fizikisht pranë një prej filialeve tona.