Erion Braçe: Mjeshtri i parasë, Deliorgji po rrjep qytetarët me 3 euro/ora parkim në kompleksin e tij

15 May 2026, 17:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erion Braçe: Mjeshtri i parasë, Deliorgji po rrjep qytetarët me

Deputeti socialist Erion Braçe, vijon denoncimet për parkingjet në Tiranë.

Së fundmi ai ka denoncuar një skandal që ndodh në kompleksin Delijorgji.

Sipas tij, biznesmeni Mihal Delijorgji i ka bërë rrugët në kompleks, në mënyrë që ti të mos kesh mundësi të ndalosh as një sekondë dhe të parkosh në parkingun e tij, ku edhe nëse qendron një minutë, paguan 3 mijë lekë të vjetra.

Ndaj dhe banorët e këtij kompleksi, sipas Braçes, detyrohen e parkojnë në lagje të tjera.

Postimi i plotë i Braçes

NJE MINUT KUSHTON 3 EURO;

KY ESHTE KOMPLEKSI QE TREGOHET SI ME I MIRI NE TIRANE! NE FAKT ESHTE MBASE ME I SHTRENJTI,
PER GJITHCKA!

Tamam kjo me solli ketu;

Shihini pak rruget publike ketu. Nuk i ka bere Bashkia, i ka bere ndertuesi i pallateve.

MJESHTRI I PARASE i ka bere keshtu per te mos lejuar asnje minute parkim anes rruges, as per te marre nje porosi nga familjari larte ne shtepi, as per te blere nje tigan ne dyqanet e tij, as per te marre nje kafe apo kos ne dore etj;

Por edhe per furnizimet e dyqane eshte po keshtu-shiheni videon.

MJESHTRI I PARASE ka bere parkime nentokesore ku edhe per nje minut do paguash 3 EURO!

Afermendsh, qofte edhe se eshte e padrejte, ti nuk parkon ketu-familjar, bleres, punetor qofsh, kalon LANEN dhe vjen e PARKON ne IRFAN TOMINI; ndaj lagjia ime eshte kthyer ne nje parkim gjigand makinash;

JANE MAKINAT E DELIJORGJIT, KETYRE RRUGEVE TE TIJ, SHTRENJTESISE PER GJITHCKA, PERFSHIRE PARKIMET!

TANI KAM NJE PYETJE PER SHENJTIN E HAPESIRES PUBLIKE NE KETE QYTET:

ESHTE NE PERPUTHJE ME KODIN RRUGOR KJO RRUGE KETU DHE KESHTU?!

Jo per gje por lagjia perballe eshte ndryshe ne rruget e saj!

Po pres nje pergjigje me sheqer qe ti bejme LIKE dhe une dhe afrimi!


Video