'Erdhëm për të mbjellë flokët!', tre të huajt mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës, ja çfarë deklaruan në GJKKO

18 November 2024, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Erdhëm për të mbjellë flokët!', tre të

Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës. 

Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët.


Video