Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku humbi jetën një 20 vjeçar, i identifikuar si Sabri Kreka.
Në këtë foto shihet makina e te riut, e cila eshte ka dale nga rruga dhe eshte permbysur, ndersa ne mjete jane dallohen edhe njolla gjaku.
Viktima Sabri Kreka pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./VoxNews