Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Zyrtarët e Doganave dhe Policia e Malit të Zi kanë zbuluar mëngjesin e sotëm 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, në pranga ka rënë shtetasi i Shqipërisë, Arvid Halili.
Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga Halili, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.
Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”.
Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë.