Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ili Zorbaj 49 vjeç, me origjinë shqiptare është raportuar i zhdukur nga autoritetet greke.
Protothema shkruan se 49-vjeçari shqiptar i cili bantonte në Greqi, është larguar nga zona Rizomylos në Akai para katër ditëve.
Familja kërkon gjetjene tij, pasi sipas tyre mund të ketë arsye që i vënë jetën në rrezik.
Të afërmit e përshkruajnë Zorbajn si një burrë të gjatë rreth 1.75 cm, të dobët, i cili mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha ditën e fundit që është parë.
Deri në këto momente nuk është raportuar ende për ndonjë person të ngjashëm me të, ndërkohë që autoritetet greke po kërkojnë për gjetjen e tij.