EMRI / U plagos me armë zjarri në Shkodër, policia: Po punohet për kapjen e autorit

8 September 2024, 18:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI / U plagos me armë zjarri në Shkodër, policia: Po punohet
Foto ilustruese

Renaldo Kola është 29-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër, në fshatin “Golem”.

Policia thotë se po punon për kapjen e autorit, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Plagosja me armë zjarri ndodhi sot në kryqëzimin e Golemit në Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Video