EMRI/ “U merrte para qytetarëve dhe premtonte…”, SPAK dërgon për gjykim çështjen e ish-zyrtarit të ATP!

22 November 2023, 10:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ “U merrte para qytetarëve dhe premtonte…”, SPAK
Ilir Kapetani

SPAK përfundon hetimet paraprake për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish-pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Në përfundim të veprimeve hetimore, për këtë procedim penal është provuar se, i pandehuri Ilir Kapetani, Specialist  i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashgimtarë të ish-pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

I pandehuri Ilir Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.

Ndërkohë, të pandehurit D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët janë subjektet që kanë dhënë përfitimet e paligjshme, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.


Video