EMRI/ U copëtua nga makineria e mishit, publikohet FOTOJA e shqiptares që humbi jetën në Greqi!

30 September 2023, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ U copëtua nga makineria e mishit, publikohet FOTOJA e shqiptares
Lubjana Baçevani

Gruaja që shihni në foto është shqiptarja që humbi jetën aksidentalisht në vendin e punës ku kishte për të pastruar.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së premtes në Messolonghi, në Greqi. Lubjana Baçevani, vdiq tragjikisht pasi u pre nga një pajisje e mishi në një dyqan kasapi, ku kishte shkuar bashkë me vajzën e saj, e cila pa skenën e tmerrshme.

Mediat greke raportojnë se policia arrestoi pronarin e biznesit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Trupi i gruas fatkeqe u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori, nëna e saj është në shok.

“Në orën 9 e kanë marrë për të shkuar në punë dhe në orën 10 ka ardhur lajmi”, i tha ajo një personi të afërt. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.gr.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar , kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.



Video