EMRI/ I kërkuar për mashtrim nga Venezuela, arrestohet për qëllime ekstradimi italiani në Portin e Durrësit!

10 March 2025, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ I kërkuar për mashtrim nga Venezuela, arrestohet për
Policia e Shtetit

Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar një shtetas italian, Antonio Goffredo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas.

51-vjeçari ishte në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u kap gjatë kontrollit të rregullt në Portin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Venezuelë, një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga shtetasi në kërkim Antonio Goffredo.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi italian A. G., 51 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë.


Video