Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Është gjetur i pajetë shqiptari që rezultonte i zhdukur prej disa muaj. Bëhet me dije se 52-vjeçari Ramadan Gremishi i zhdukur prej 31 gushtit është gjetur i pajetë në një pyll.
Ka qenë një person që ka telefonuar dhe ka njoftuar se ka gjetur të pajetë një person në pyllin e Haidariou. Autoritetet kanë bërë identifikimin e viktimës dhe rezulton se është 52-vjeçari shqiptar.
Policia po heton se në çfarë rrethanash ka ndërruar jetën shqiptari. Kujtojmë që më herët ai ishte shpallur në kërkim nga “Silver Alert”, pasi familja ishte shumë e shqetësuar.