Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shqipëria i dërgon nën pranga Italisë nga aeroporti i Rinasit të kërkuarin për narkotrafik, i dënuar me rreth 15 vite burgim në mungesë nga drejtësia e vendit fqinj.
Interpol Tirana konfirmoi procedurën dhe marrjen nën pranga nga homologët e vendit fqinj ditën e sotme (19 Gusht), të 48-vjeçarit Armand Dani, i cili mbante edhe një identitet të dytë si Armand Isaj, banues në Shkodër.
Dënimi ndaj tij ishte dhënë një vit më parë nga Gjykata e Novarës, teksa i duhet të vuajë edhe rreth 12 vite izolim të mbetura. Ai akuzohet se bënte blerje dhe shitje të lëndës narkotike nga vendet e tjera dhe kryesisht Holanda, për tregun italian. Në vitin 2017 iu gjet edhe në banesë një sasi droge kokainë.